TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë hyrjes në selinë e partisë, ka komentuar avokatet që iu caktua në seancën e djeshme.
Berisha duke qeshur, e quajti avokatin si “fytyra e vërtetë e Edi Ramës" dhe në vijim e sipër tha se nuk kishte dijeni për dy avokatet që janë caktuar për seancën.
“Kushtetuta dhe vetëm Kushtetuta. E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës"- tha Berisha.
Ditën e djeshme, kur gjykata caktoi Simonin si avokat kryesisht për Berishën pas largimit nga seanca të dy avokatëve të tij, u shpërnda një status i Simonit që mendohet se i referohet Berishës.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin. Ku gaboi bisha?!” – ishte statusi i Artan Simonit.