TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, por në rastin e Sali Berishës bëri një autogol pasi shmangu procedurat parlamentare.
Deputeti Duka theksoi se SPAK ka ngritur stekën larg duke goditur edhe ish-ministra.
“Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë të drejtë ta paragjykojnë këtë lloj procesi në mënyrën se si është vepruar. Opinioni im nuk është i njëjtë me Berishën. Ka ndryshim pozitiv. Kjo drejtësi ka penalizuar ministra dhe deputetë. Edhe ky rast e tregon. Është ngritur steka lart. Duket se nuk trembet përpara shantazheve që i bëhet politika. Pse e përzien Berisha me politikë? Natyrisht. Është politikani më i rëndësishëm i opozitës dhe akuzat lidhet me atë kur ai ka qenë kryeministër. Nëse ka ndërmarrë ndryshime ligjore nuk e ka bërë për dhëndrin e tij. Kështu janë edhe majtas. Është thënë se kanë ngrënë dardha dhe kumbulla prapa kurrizit siç ka thënë Rama, ndërkohë që procedurat i ka bërë ai. Berisha nuk e sheh veten jashtë politikës dhe sulmet i konsideron politike. Personalisht, jam gjithmonë me idenë që drejtësinë të mos e shantazhojmë por këtë radhë ka bërë një autogol. Të shkonte në Parlament dhe të merrte autorizim. Kjo drejtësi që është miratuar nga Parlamenti dhe unë kam pasur fatin ta votojë reformën në drejtësi dhe vjen e thotë nuk të pyes. Ne jemi republikë Parlamentare”, theksoi ai.