TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi dhe lidhjes së saj me një grup kriminal, të cilët i ndihmonte për të pastruar paratë.
Mësohet se vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, janë dënuar në Belgjikë për trafik droge, ndërsa me vendim te Gjykatës së Posaçme, ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në vendin tonë.
Sipas burimeve, rezultojnë se vëllezërit janë lidhje e afërt familjare e Rajmonda Dashit. Në pranga përfundoi edhe një biznesmen, shtetasi Ardian Malasi.
SPAK e akuzon Dashin, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar në pastrimin e parave dy vëllezërit Ramaj, të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë, për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ndaj Dashit, gjykata ka caktuar masën e arrestit në shtëpi.