TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatja Jalldiz Kastrati, e cila do të jetë një nga përfaqësuesit e caktuar nga shteti për çështjen e Ish-kryeministrit Berisha, ka mbërritur në GJKKO pasi gjykata vendosi zyrtarisht shtyrjen e seancës për në orët e pasdites.
Berisha akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion pasiv lidhur me privatizimin ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet. Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia.
Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për t’u njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar më vonë.