AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 15:51

“Ka shkelur Kushtetutën”, rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka

“Ka shkelur Kushtetutën”, rrëzohet kërkesa e

Rrëzohet kërkesa e depozituar sot nga pala e ish-kryeministrit, për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së Berishës, Irena Gjoka. Vendimi u dha nga gjyqtarja Flora Hajredini.

Kujtojmë se pala e ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.