AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 14:30

Vjen dënimi për Sandro Tonalin, mesfushori humbet dhe “EURO 2024” me Italinë

Vjen dënimi për Sandro Tonalin, mesfushori humbet dhe “EURO

Skandali me bastet ilegale duket se i ka kushtuar shume Sandro Tonalit, me mesfushorin italian që ka marrë dënimin që pritej, 10 muaj jashtë fushave të lojës.

Gjithashtu ai duhet të paraqitet për 8 muajt e ardhshëm në qendër rehabilitimi për të larguar varësinë ndaj basteve.

Ky dënim i ka kushtuar jashtë mase shumë Tonalit, i cili përveç sezonit të rregullt me Njukasëllin, ka humbur gjithashtu edhe Europianin “Gjermani 2024” me Italinë, teksa pritet të kthehet në gusht të vitit të ardhshëm.

Njukasëlli nga ana e saj ka marrë vendimin për të mos e paguar mesfushorin përgjatë kësaj periudhe teksa është dhe gati të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Milanit për dëmshpërblim.

Kujtojmë që Tonali u transferua këtë verë te Njukasëlli, me këtë të fundit që i pagoi pikërisht kuqezinjve 80 milionë euro.