TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur drejt zyrave të SPAK. Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit.
Berisha: Ndihem më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha
Sot pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atrore për të siguruar mandatin e katërt, por ata do tja djegim.
A keni kandidat rezerve për kryeministër nëse gjerat shkojnë keq
Këtë e do Edi Rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD.
Në SPAK, mësohet se Berishës do i komunikohet akuza e Strukturës së Posaçme. Në SPAK gjithashtu do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në orën 12:00 do t’i komunikohet akuza Berishës, ndërsa në orën 14:00 Malltezit.
Sali Berisha është në arrest shtëpie që në dhjetor 2023. Ai ndodhet nën hetim për veprën penale të korrupsionit, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, nga vendimet e qeverisë të marra nga vjehrri.
Berisha dhe Malltezi kanë kundërshtuar të dy akuzat, duke thënë se hetimet janë të orkestruara.