AKTUALITET, 11 Shtator 2024, 12:06

Paloka: Berisha duhet të jetë i lirë. Këta mund ta akuzojnë kreun e PD se ka vrarë edhe Kenedin! Duhet të reagojmë

Paloka: Berisha duhet të jetë i lirë. Këta mund ta

“Berisha duhet të jetë nesër i lirë”, kështu tha Edi Paloka në një prononcim për mediat nga SPAK, ku sot pritet t’i komunikohet akuza.

Paloka tha se akuzat ndaj Berishës janë të pabaza, ndërsa theksoi se jemi në diktaturë dhe duhet të reagojmë.

“Kjo që bëhet është thjesht pjesë e strategjisë për ta mbajtur Berishën nën arrest dhe opozitën pa liderin e saj. Jemi në diktaturë, nuk mund të presim gjë tjetër. Duhet të reagojmë.

Nuk mund të presim drejtësi nga një drejtësi që i është dhënë dorë Ramës për të sulmuar opozitën, për të mbajtur nën dhunë opozitën dhe për të shpëtuar grupet kriminale. Kjo është ajo që pritet. Nga këta pret cdo gjë, mund të dalin të akuzojnë Berishën se ka vrarë Kenedin”, tha Paloka.