AKTUALITET, 10 Maj 2022, 12:50

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PS zyrtarizon qëndrimin: Ja kur duhet të zhvillohet votimi i parë për Presidentin

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PS zyrtarizon qëndrimin: Ja kur

Konferenca e kryetarëve u mblodh sot për të vendosur datën kur do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në nisje të mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se propozimi i socialistëve është që votimi i parë të zhvillohet në datën 16 maj.

Debati në mbledhje:

Balla: I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.

Açka: Më kujtohet shumë mirë kur u zgjodh Meta, dhe një trashje zëri e Ramës që tha “dil tani dhe mbylle këtë punë”. E dëgjova edhe dëshirën tuaj për të negociuar me opozitën. Por unë kam ndrojtjet e mia dhe për shkak të asaj që ka ndodhur katër vite më parë, kam frikërat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur? E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të, e lëvduat, e çuat në Kushtetuese, tani do ti bëni funeralin politik. Tani duhet ti kërkonit një ndjesë qytetarëve për këtë. Ju hapët një proces që këtu e shitët si proces të mbyllur që u takonte vetëm ju.

Kur do të jetë raundi i parë për votimin e Presidentit? Konferenca e kryetarëve vendos sot, ja propozimi i socialistëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Konferenca e kryetarëve do të vijojë mbledhjen e nisur më 4 maj për të vendosur datën kur parlamenti do të mblidhet për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit.