AKTUALITET, 10 Maj 2022, 13:31

Dy turistë bien në greminë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, marrin plagë të rënda

Dy turistë bien në greminë në kufirin mes Thethit dhe

Dy turistë gjermanë që kanë qenë duke eksploruar zonën në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, janë rrëzuar në greminë duke marrë plagë të rënda.

Policia e Tropojës bën me dije se për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.