TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momenti më i dhimbshëm i të gjithë historisë së krimit në familjen shqiptare në Caserta ka qenë telefonata me videokamera e tezes së fëmijëve.
Në fakt ka qenë Lulzim Toci që pasi mbyti në gjumë në shtratin bashkëshortor 24-vjeçaren që ndodhej në Itali prej një muaji, shkoi të shtëpia e kunatës dhe i tronditur i tha se kishte kryer krimin. Ajo nuk e besoi dhe telefonoi në banesë.
Iu përgjigj nipi 6-vjeçar me videokamera. Nga krahu tjetër ai i tha se “mami ka vrarë babin!”, shkruan “La Repubblica”. Jo vetëm kaq, por me anë të kameras ai ka treguar edhe trupin e pajetë të nënës në shtrat.
Ky ka qenë momenti më shokues dhe menjëherë ajo ka telefonuar policinë dhe nxituar te shtëpia për të marrë nipërit. Me vdekjen e Eleonora Tocit, numri i tmerrshëm i krimeve kundër femrave arriti në 31 vetëm në vitin 2024 në të gjithë Italinë.
Para prokurorit Gaudino të gjykatës Santa Maria Capua Vetere, Lulzim Toci pas arrestimit bëri deklarata konfuze për krimin e kryer por motivi mbetet ende për t'u sqaruar.
Ai u arrestua nga policia gjyqësore për vrasje të rëndë. 30-vjeçari u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere. Prokuroria ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në spitalin e Caserta, për autopsi.