TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia është investitori i pestë më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.
Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, me qarkullim vjetor 3.7 miliardë euro dhe me stok 1.2 miliardë euro deri në muajin qershor. Ato janë të shtrira në sektorin bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.
Sipas bilancit në Qendrën e Biznesit, sot operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz.
Turqia është gjithashtu një treg i madh për Shqipërinë dhe zë rreth 7% të vëllimit.
Vitin e kaluar, Shqipëria ka blerë atje, 830 milionë euro mallra dhe ka shitur produkte që kanë kushtuar 50 milionë euro. Bilanci tregtar është dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit, dhe dy vendet aspirojnë që ta çojnë në 1 miliard euro në vitin 2025.
Raportet politike mes dy vendeve kanë qenë pozitive këtë dekadë, veçanërisht edhe nga një miqësi e ngushtë krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan, të cilët në axhendat e tyre zyrtare në Ankara e Tiranë, kanë nënshkruar dhjetra marrëveshje bashkëpunimi.
Vetë qeveria turke i kushton një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët, dhe në vendin tonë ka ndjekur 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro përmes TIKA.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare mirpret që korporatat turke të zgjasin aktivitetin e tyre, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit.