TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur tenderin prej rreth 867 milionë lekësh apo 8.6 milionë dollarësh për blerjen e karburantit me qëllim që t’ia vendosë në dispozicion fermerëve të cilët e përfitojnë sipas kritereve të vendosura, për punime të mekanizuara në sektorin bujqësor. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik tenderi mbyllet më 1 Dhjetor 2023.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë lidhur për skemën e subvencionimit me naftë për bujqësinë, ka përfunduar tërësisht procesi i aplikimit dhe vlerësimit dhe vijon disbursimi i fondeve. Në total janë regjistruar 54. 691 aplikime, nga të cilat janë vlerësuar dhe disbursuar 33.846. Për skemën e mbështetjes me naftë, Ministria ka kërkuar fond shtesë prej 1 miliard lekë. Ajo që vihet re është se nga numri i subjekteve të financuara nga kjo skemë, vetëm 2424 janë gra, apo 7.17 për qind. Çka tregon një nivel shumë të ulët të përfitueshmërisë nga gjinia femërore, për shkak se pronësinë mbi tokën apo kontratën e qirasë si dhe pasjen e një nipti aktiv, duket se e përvetësojnë meshkujt.
Së fundmi përmes aktit normativ u bënë ndryshime në buxhetin e shtetit ku akorduan 1.8 miliardë lekë për naftën dhe skemat e mbështetjes, nga të cilat 1 miliardë do të jenë vetëm për naftën falas dhe pjesa tjetër do të përdoret për të mbështetur fermerët të cilët kanë mbetur pa përfituar për shkak të mungesës së fondeve. Fermerët duhet ta përfitojnë naftën që u takon sipas hektarëve që disponojnë deri në fund të vitit.