NË FOKUS, 9 Prill 2022, 14:45

"Gur në qafën e Shqipërisë! "/ Edi Rama i bën thirrje SPAK të hetojë Sali Berishën

"Gur në qafën e Shqipërisë! "/ Edi Rama i bën
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, i ka bërë thirrje SPAK, që të sqarojë nëse argumentat e shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA-të, kanë bazë. 

Rama tha se kjo ngjarje është "një gur në qafën e Shqipërisë", duke deklaruar se është detyrë e SPAK ta sqarojë atë, pra të hetojë Sali Berishën. 

"SPAK ka një detyrim. Këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme. Duhet ta thotë drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë.

SPAK duhet tja heqë Shqipërisë këtë gur nga qafa, duke e ndarë, ka bazë apo nuk ka bazë.

Që shqiptarët ta marrin mesazhin, ka bazë apo nuk ka bazë", tha Rama. 

Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA-të, për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë. 

Ai i mohon këto akuza, ndërkohë që ka kërkuar prova nga DASH.