AKTUALITET, 26 Nëntor 2022, 17:09

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar (FOTOT)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni
Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial. Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në oznën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në këmbim të mos shoqërimit të të rinjve në komisariat. Kallëzimi në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni
Sajmir Muzikanti
Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni
Serxhio Cani


Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.