TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë në Dibër tha se “gjysma e burrave janë çyrykë”.
Gjatë një takimi elektoral në Kamzë, Berisha e quajti këtë gjuhë “gjuhë kopuku” dhe u shpreh se, nëse do të vlente ligji apo kanuni, Rama “nuk do ta kishte kaluar kurrë Qafën e Buallit pa të tredhur dibranët”.
“Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku u tha se zonja gjysma juaj burrat i ka çyrykë. Unë i them Ramës, ta dish mirë, se në ligj, në kanun dhe në ligjin e sotëm qafën e buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranet. Po ata janë burra të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më”, tha Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes
Ndaj dhe t’i shndërrojmë këto javë që kanë mbetur në javët e misionit të jetës sonë.
Ta marrim si mision këtë fushatë. Unë e di se përsëri ka socialistë apo të tjerë që thonë ne nuk votojmë. Një fermer i thoshte mua të gjitha prodhimet m’u kalbën, por unë votoj për ty.
Nuk kam asnjë fjalë të rëndë për të unë, jo. Përkundrazi e mirëkuptoj, ai është i indoktrinuar. Nuk e ka kuptuar mirë se ç’përfaqëson Edi Rama. Përfaqëson një njeri kallp, një mashtrues. Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot.
Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt. Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.
Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush.
Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.
Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.
Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi. Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit.
U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.