TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një takim njohës mbi procesin me një përfaqësi nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e misionit u njohën nga afër me procedurat e pritjes dhe administrimit të zarfeve të votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit, si dhe me masat e marra për të garantuar integritetin, transparencën dhe standardet profesionale të procesit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR u njohën edhe me fazat e fundit të dërgimit të votave përmes shërbimit ndërkombëtar DHL, që garanton gjurmueshmëri dhe dorëzim të sigurt të çdo zarfi me votë të vlefshme pranë KQZ-së.
Ambasadori Zanier vlerësoi pozitivisht organizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik.
View this post on Instagram