TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kamza premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.
Sërish ai sfidoi kryeministrin Rama, duke i thënë që të dalë të ballafaqohet, por theksoi se nuk e bën këtë gjë pasi “është kapur me presh në duar”.
“Më lejoni ti them atij burracakut dy metra që fshihet dhe nuk del dot. Pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur nuk del të ballafaqohet në tv apo në skenë. Cfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro biem në humnerë, ndërsa tani thonë se do ta bëjmë në 2030. Po ka më deklaratë me cinike se kjo?
Në 2005 ne premtuam dy fishimin e rrogave. Me thënë të drejtën ai që ka premtimi më i vështirë i jetës time. Por e mbajtëm. I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermier dhe një mjek të thotë që rroga e tij nuk u dyfishua gjatë viteve 2006-2013”, tha Sali Berisha nga Kamza.