TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur thanë se e hapi me këngë e valle.
“Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që dëgjojnë Beethoven”, tha Rama me ironi.
Kreu i PS u shpreh sot se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri.
Teksa fliste para mbështetësve të tij në njësinë 6, ai ndali fjalinë për të ‘ngacmuar’ një të ri që fishkëllente vazhdimisht.
“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.