AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 12:10

VIDEO/ I qetë dhe duke pirë cigare, ukrainasi filmohet duke hequr minën vdekjeprurëse nga rruga

VIDEO/ I qetë dhe duke pirë cigare, ukrainasi filmohet duke hequr

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një qytetari të Ukrainës, i cili largon me dorë minën nga rruga.

Burri shihet i qetë, me cigare në gojë dhe që mban mjetin shpërthyes në dorë, të cilin e heq nga rruga, ku e kishin lënë forcat pushtuese.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Berdyansk, në juglindje të Ukrainës, ku thuhet se trupat ruse morën kontrollin gjatë natës së djeshme.

Nga pamjet shihet personi në fjalë, i veshur vetëm me një xhup të zi dhe xhinse blu dhe që mban në dorë minën vdekjeprurëse dhe e çon përtej rrugës.

Teksa kalon rrugën, kameramani dëgjohet duke qeshur.

Ai futet midis pemëve dhe vazhdon të ecë për ta çuar pajisjen shpërthyese sa më larg. Një akt guximtar që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.