AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 12:15

Zelenskiy ripërsëriti thirrjen për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, reagojnë zyrtarët në Bruksel: Menjëherë…

Zelenskiy ripërsëriti thirrjen për anëtarësimin e

Bashkimi Evropian thotë se pret aplikimin e menjëhershëm nga ana e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan The Guardian.

Zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ripërsëriti thirrjen ndaj Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit të tij sipas procedurave speciale.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, siç ndodh zakonisht për një vend, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar përmbushjen e detyrimeve si shtet anëtar.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë aktualisht vende kandidate për në BE, shkruan The Guardian.