TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kur ai erdhi në pushtet, gjeti Bingo të vendosur te Teatri Kombëtar apo dhe disko në kalanë e Lezhës, vjen reagimi i parë nga kampi i demokratëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar lejen që thuhet se mban firmën e Ramës. Sipas Boçit sot Rama e mohon këtë fakt.
Postimi i plotë:
Ja si e dha me qera Rama për bingo TEATRIN KOMBETAR tek SH. P. K YLLI BUZËMADHE, në 1999 kur ishte Ministër i kulturës.
Sot në parlament e mohoi!
Nuk është çudi, sepse çdo skandal të qeverisë së tij ai e ka mohuar.
Mendon se kështu mbrohet më mirë!