AKTUALITET, 29 Janar 2026, 14:47

'Furnizonin' me kokainë biznesmenët, artizanët dhe tregtarët në Itali, pranga 2 të rinjve shqiptarë

'Furnizonin' me kokainë biznesmenët, artizanët dhe

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në zonën e liqenit të Gardës në Itali, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Aksioni u krye nga policia e Desenzanos, që njoftoi se arrestoi dy shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës në zonë.

Të arrestuarit janë të dy 26-vjeçarë, ndërsa ishin monitoruar dhe ndjekur për njëfarë kohe. Klientët e tyre të rregullt përfshinin pronarë biznesesh vendase, artizanë dhe punonjës të pavarur.

Sasi të konsiderueshme parash dhe droge u gjetën. Të dy shqiptarët u ndaluan dhe u paraburgosën për hetime të mëtejshme.