TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dan Hutra ka dalë në sallën e gjyqit me rrobat që mbante veshur ditën e masakrës (1 mars) kur ekzekutoi tre gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera.
Pas kafazit me xhama në gjykatë, ai mbante veshur ende bluzën me pika gjaku të thara të viktimave.
Gjithashtu këpucët e tij ishin pa lidhëse dhe kishte të fashuar kyçin e dorës së djathë, që siç u pa mbrëmjen e arrestimit e kishte të gjakosur, dhe mbante leukoplast në njërin gisht të dorës së majtë.
Në asnjë moment, 40-vjeçari Dan Hutra nuk ka shfaqur shenja pendese që u mori jetën tre grave.
Serial-killeri ka hyrë në sallën e gjyqit me kokën lart dhe ka qëndruar i heshtur para kamerave.
