TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ autorit të dyshuar për masakrën e 1 marsit 2023 në kryeqytet, Dan Hutrës.
Hutra i cili akuzohet se vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera paraditen e 1 marsit, brenda një harku kohor shumë të shkurtër në Tiranë, u shfaq i qetë dhe i papenduar në gjykatë të shtunën.
“Nuk jam i penduar, i kam bërë me vetëdije. I kërkoj drejtësisë mos dënojë njerëz të pafajshëm.
Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, s’e kisha prekur.
Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra”, deklaroi Dan Hutra pasi gjykata i caktoi masën e sigurisë.