TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Meta, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 mars, për çështjen e vulës së PD, që e riktheu për rigjykim në shkallën e parë.
Sipas tij, vendimi ishte “regji e miremenduar e Rames”.
“Nuk mund të rri pa përmendur një akt që ka ndodhur dje, që është akti final i deligjitimimit të pushtetit monist të Ramës, që ka detyruar dje tre gjykatës që të shuajnë çdo shpresë për sa i takon kredibilitetit të kësaj drejtësie të dalë nga Rama-forma, shndërrimi i reformës në drejtësi që pritej të sillte më shumë drejtësi për vendin e qytetarët, në Rama-formën përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë.
Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim i tillë do dilte se vetëm një naiv e pa eksperiencë politike do të mendonte se zvarritja prej një viti e çështjes së vulës së PD ishte një rastësi, jo, ishte regji e mirëmenduar e Ramës.
Vetem nje naiv do të mendonte se do të kishim gjykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit të komanduar nga Rama keni parë betime të gjyqtarëve tek Lana.
E dimë tani kush është drejtësia e Ramës”, tha Meta.