TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar mbledhje me Kryesinë e PD-së dhe me Këshillin Kombëtar.
Konkretisht, sot në orën 12:00, PD do të zhvillojë takim me Kryesinë, ndërsa Këshilli Kombëtar do të mblidhet nesër prej orës 17:00.
Në këto takime do të flitet për veprimet që do të merren pas vendimit të rishqyrtimit të çështjes së vulës, si dhe për situatën më të fundit politike.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD me një trupë tjetër gjykimi.
Me vendimin e djeshëm është prishur vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, duke njohur dhe legjitimuar grupin e Alibeajt si palë në proces.
Ky vendim i Gjykatës së Apelit do të thotë se vula i është rikthyer Alibeajt dhe grupimit të tij dhe Lulzim Bashës, të cilët do jenë edhe pala që KQZ do regjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.