TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të mitur janë arrestuar në Tropojë për vjedhje. Kjo pasi ata kanë grabitur një lokal dy herë, duke i thyer derën dhe marrë para dhe steka me cigare. Po ashtu një prej adoleshentëve u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.
Njoftimi i Plotë:
Tropojë Vodhën me thyerje 2 herë, në të njëjtin lokal, vihen në pranga dy 17-vjeçarë. Njëri nga të miturit u kap teksa drejtonte një automjet, pa leje drejtimi. Si rezultat i punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan dy shtetas 17-vjeçarë, të dy banues në Tropojë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së shkuar dhe më datë 22.02.2023, kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe steka me cigare, në një lokal në qytetin e Bajram Currit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.