AKTUALITET, 4 Mars 2023, 11:24

Meta: Rama e tregoi panikun e tij, më 14 Maj opozita do të jetë në qendrat e votimit

Meta: Rama e tregoi panikun e tij, më 14 Maj opozita do të jetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se pavarësisht vendimit që mori drejtësia e Edi Ramës dje me aktin brutal ndaj PD-së, opozita do të jetë në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe do të marrë votën për rivendosjen e pluralizimit politik në Shqipëri.

Ilir Meta foli nga një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës. 

Meta: "E dinë tani se kush është drejtësia e Edi Ramës.  Por, përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka dhe njohuritë më minimale të jurisprudencës, Edi Rama tregoi gjithashtu panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë dhe njëkohësisht deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet.

Ndaj, çdo shpresë e tij se opozita do të mund të mungojë më 14 maj, të jetë qartësisht e shuar për cilindo.

Opozita do të jetë më 14 maj atje te qendrat e votimit, atje do të hedhë votën dhe do t’i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për rivendesojen e pluralizimit politik në Shqipëri, jo vetëm për të çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor.

Ju e dini shumë mirë se kemi një pushtet vendor monist, diskriminiues tërësisht jotransparent.”