TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra doli këtë të shtunë në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në momentet e para që ai është shfaqur brenda kafazit me xhama në sallën e gjyqit, ai dukej mjaft i qetë dhe nuk u duk se shfaqte pendesë për krimet e kryera.
Hutra nuk ka bërë asnjë shenjë, nuk ka thënë asnjë fjalë teksa nga gazetarët është pyetur nëse ke ndonjë koment apo a është penduar për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave.