AKTUALITET, 4 Mars 2023, 10:22

Kallash, fishekë dhe detonatorë, arrestohet një person në Ishëm

Kallash, fishekë dhe detonatorë, arrestohet një person në

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë finalizuar me sukses operacionin e  koduar ‘Info’,  ku si rezultat është arrestuar një person në fshatin Ishëm.

Policia gjatë kontrollit të banesë së të dyshuarit ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Info”, sekuestrohen kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatore.

Në pranga 31-vjeçari që i kishte fshehur në banesë, armën dhe municionin.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të mbajtjes pa leje, në banesë, të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Info”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 31 vjeç

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, në fshatin Ishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime