AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 12:44

Gara për drejtuesin e ri/ Berisha: Në SPAK po ndodh një tragjikomedi. Rama kërkon të zgjedhë Kondilin

Gara për drejtuesin e ri/ Berisha: Në SPAK po ndodh një

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për garën që po ndodh për kreun e ri të SPAK, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon të zgjedhë vetë me çdo kusht Edvin Kondilin.

“Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.

Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.
Asnjë lidhje nuk kanë.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nje organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.

Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.

Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur.

Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij.

Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion.