AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 12:37

“E konsideron spiun të amerikanëve”- Berisha: Rama nuk lejon Helidon Bendon të shkojë në zyrë! SHISH drejtohet nga një militant i PS-së

“E konsideron spiun të amerikanëve”- Berisha: Rama nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte, se kryeministri Edi Rama nuk lejon kreun e SHISH, Helidon Bendo, të shkojë në zyrë, pasi e konsideron spiun të amerikanëve.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se shefi i qeverisë ka vendosur në krye të institucionit një militant të Partisë Socialiste, të cilit i kanë dhënë urdhër të mos bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe të mos mbledh informacion për ministrat e qeverisë.

“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.

Shefi i shërbimit informativ kombëtar, propozohet nga Kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve.

Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama.

Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, kam shprehur rezervat e mia. Mund të pranohet një akt banditeskt, nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve atëherë ai duhet të bëjë transparencë përpara shqiptarëve, pasi për aq kohë sa Helidon Bendo ka drejtuar një instritucion kushtetues, emërohet nga kreu i shtetit, këto janë akte bandideske janë akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt. Ky Kashani që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij i ngushtë nuk ka punuar një ditë të vetme, merr postin si militant. Ka marrë postin me urdhërin se nuk do të komunikojë kurrë me partnerët. Nëse nuk ka komunikim me partnerët nuk mund të përmbushë objektivat për sigurinë kombëtare. Edi Rama do të refuzojë çdo lloj forme apo bashkëpunimi me partnerët. Një kryeministër duhet të dijë me çdo kusht të gjitha veprimet që lidhen me jetë njerëzish, por shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit është thjesht mbledhësh i informacionit. Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere të kaloj direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çoj në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?!

Së dyti urdhëri i dytë që i ka thënë Kashani vartësve është të mos sjellin asnjë informacion për ministrat e qeverisë”, tha Berisha.