TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së prokurorit Altin Dumani, ndërsa prezantonte platformën e tij për drejtimin e SPAK dhe fjala e tij në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u ndërpre për disa minuta. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve të pranishëm në sallë të cilët kërkuan zgjidhjen e problemit.
Gjatë fjalës së tij Dumani tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme.
Ai u shpreh se duhet edhe një udhëzim i unifikuar për të renditur aktet dhe fashikujt. “Dua të përmend edhe disa nga pikat e platformës time për hetime që janë të nevojshme të kryhen. Një nga hapat e parë është miratimi i rregullores për funksionimin e prokurorisë. E vlerësoj ai akt jetik. Është një draft i përgatitur.
T’i nënshtrohet një diskutimi konstruktiv dhe sa më shpejt ky akt të bëhet funksional. Unë vlerësoj se kjo duhet të bëhet. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm për të unifikuar aktet në fashikujt. Nga praktika e këtyre viteve kam parë se prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet dhe fashikujt.
Miratimi i një udhëzimi për shortimin e çështjeve penale për të rritur transparencën dhe shpërndarjen e punës. Në raport me BKH besoj se duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy organeve. Rritja e kapaciteteve njerëzore të BKH, prova digjitale, trajnimin e hetuesve, nxitja e drejtorit të BKH për hartimin e metodologjisë”, tha ai.