AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 10:51

Adnan Xholi tregon kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit dhe dënimin me burgim të përjetshëm të autorit të vrasjes së zyrtarit të lartë të policisë

Adnan Xholi tregon kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë

Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK duke shpalosur vizionin e tij në lidhje me drejtimin e kësaj Prokurorisë Speciale, ka kujtuar ndjekjen dhe drejtimin e hetimeve të çështjeve me interes të lartë, kur ishte pjesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Xholi kujtoi kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë në detyrë të Kuvendit të Shqipërisë.

“Për çështjet me interes të lartë publik, ajo që të bën pak më të privilegjuar se kolegët e rretheve ka qenë periudha në Krimet e Rënda ku çështjet ishin të një rëndësie që merrnin dhe vëmendjen e opinionit. Për 8 muaj kam qenë drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Më rastisi të jem drejtues, por dhe prokuror e drejtues i grupit të hetimit në cështjen ku ishin të akuzuar dy deputetë në detyrë të Kuvendit për të cilët hetimet janë kryer për 17 ditë në kohë rekord, janë thirrur e pyetur zyrtarët më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë dyert e prokurorisë nga kryemnistër, ish-ministra. deputetë. kryetar kuvendi.

E pas shpalljes së moskompetencës, dërgimi i dosjes në Prokurori të Përgjithshme jam angazhuar dhe me përfaqësimin pranë këshllit të rregullores e mandateve të deputetëve ku kërkova të hiqej mandati i dy deputetëve e Kuvendi dha autorizimin e kam përfaqësuar në gjykim deri në kohën që ka qenë kompetente.

Çështje tjetër që ka marrë vëmendje të lartë, ishte kur u vra një zyrtar i lartë i policisë dhe autori mori pafajësi në shkallën e parë. Gjatë gjykimit në Apel falë ankimimit që u bë dhe nga ana ime u ndryshua vendimi në fajësi e me burgim të përjetshëm.

Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas 1997, dhe vëmendja e publikut ka qenë e lartë, në këto çështje në ambientet e ish prokurorisë për Krime të Rënda u kthye si Big Brother, nga mëngjesi deri në darkë i kishe kamerat atje", tha Xholi para KLP.