TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori i SPAK, Altin Dumani, i cili garon për të marrë drejtimin e kësaj strukture të posaçme, ka deklaruar para KLP-së se, për të nuk ka rëndësi emri i zyrtarit të lartë por prova që gjendet për të në rast se ka kryer një shkelje.
“Emri nuk më bën përshtypje, prova po se duhet proces i rregullt ligjor pa cenuar të drejtën e lirinë e personit që mund të jenë dhe pjesë e procedimit penal”, tha Dumani në prezantimin e tij, kur u pyet se cili do jetë qendrimi i tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK për disa dosje që kanë impakt të madh në shoqëri e politikën shqiptare.
Dumani theksoi se ka hetues që informacionet që kanë i thonë me siklet për shak të emrit.
“Në takimet që bëj me hetues, vijnë ta thonë një informacion me siklet, se mund të dali dicka që ata e vlerësojnë problematike dhe unë u them emri s’ka rëndësi, prova”.
E vërtetë që kam shumë dosje akoma në hetim dhe si prokuror dhe si zv.prokuror, unë do vijoj të ndjek ndoshta jo të gjitha por cështjet shumë të rëndësishme që kanë impakt në opinionin publik dhe sa u takon fateve integruese të këtij vendi, do t'i ndjek vetë, e kam bërë këtë edhe si zv. drejtues.
S’ka qenë e thjeshtë. Kam dalë në 7 e 15 nga shtëpia dhe jam kthyer pas 7 të darkës e shtuna vijion të jetë ditë e zakonshme pune, të dielave jam i punësuar part time dhe po nuk dola në zyrë.
E thashë për t’ju siguruar që unë sërish do angazhohem në hetim e gjykim të cështejve të rëndësishme që kam në dorë.
Unë jam dhe do të mbetem prokuror do Zoti deri sa të dal në pension. Vende pune kam pasur në karrierën time plot, nuk e shoh si vend pune prokurorin në SPAK por si mision.
Sa i takon cështjeve të krimit të organizuar për shumicën prej tyre jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pika e kontaktit kur vjen info për cështje të rëndësishme nga institucionet ligjzbatuese të shteteve të tjera e jam në dijeni për cështje për krimin e organizuar.
Për çështje që bëj vetë nuk përgjigjem, për cështje që i kanë prokurorë të tjerë, i nxis, i ndihmoj nëse kanë nevoje, nëse duan më shumë hetues, prokurorë të tjerë, mjete speciale të hetimit, unë jam gjithmonë në mbështetje të prokurorëve.
Për më tepër që këto çështje janë shumë të ndjeshme për publikun dhe vetë SPAK.
Prokurorët do të kenë vetëm mbështetjen tim, e ndërhyrja në raport me hetimin është ajo që parashikon ligji, vetëm përmes një kërkimi informacioni e më tej përmes një udhëzimi jo imponues, do i shfrytëzoj këto instrumente nëse lind nevoja.
Për të pasur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Do angazhohem maksimalisht për të krijuar këtë frymë e grup, që prokurorët të mos hezitojnë të ushtrojnë ndjekjen penale por të jenë aktive ndaj krimit të jakës së bardhë pavarësisht se kush është emri që fshihet pas.
Në takimet që bëj me hetues, vijnë ta thonë një informacion me siklet, se mund të dali dicka që ata e vlerësojnë problematike dhe unë u them emri s’ka rëndësi, prova. Emri e kjo është ajo që kam parim, prova, emri nuk më bën përshtypje, prova po se duhet proces i rregullt ligjor pa cenuar të drejtën e lirinë që mund të jenë dhe pjesë e procedimit penal