AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 14:39

Fusnin në qeli sende të paligjshme, nën hetim pesë policë burgu (Emrat)

Fusnin në qeli sende të paligjshme, nën hetim pesë

Pesë policë burgu në Korçë janë vënën në hetim pasi akuzohen se kanë futur sende të ndaluara në ambientet e burgut. 

Ndërkohë mësohet se hetimet vazhdojnë edhe për punonjës të tjerë të policisë së burgut, të cilët dyshohet se janë të përfshirë.

SHKBB referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 244, 248, 143, 305/b dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë një çështje penale për 6 shtetas.

Pesë nga të përfshirët janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë dhe shtetasi tjetër vuajtës dënimi gjithashtu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë.

SHKBB referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet  244, 248, 143, 305/b dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve proceduriale për shtetasit:

1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;

6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.