TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe vizitën që kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të themelimit të Bordit të Paqes, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.
Sipas Sali Berishës në SHBA është ftuar Shqipëria, se vend anëtar, por kjo sipas tij nuk do të thotë se Rama nuk është hajdut. Përkundrazi shtoi Berisha, “ai do shkojë si hajdut dhe do kthehet si hajdut”.
“Në Uashington shkon Shqipëria anëtare e Bordit, është njëlloj si të thuash pse shkoi në OKB? OKB është organizatë ndërkombëtare, edhe kjo është një organizatë e konceptuar në ngjashmëri me OKB dhe aty do të shkojë. Por kjo nuk do të thotë se bëhet më pak hajdut se shkon, përkundrazi shkon hajdut dhe kthehet hajdut dhe e pret populli”, tha Berisha.
Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestën e opozitës në 20 shkurt.
“20 shkurti do të jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit, kundër narko diktatorit dhe organizatës kriminale dhe kreut të saj. Ju ftoj në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës deri më sot”, deklaroi kreu i PD.