AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 09:52

Rama: Mos e lidhni me Ballukun, rasti i saj ka rrugën e vet, Askush s'duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën

Rama: Mos e lidhni me Ballukun, rasti i saj ka rrugën e vet, Askush

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku po prezantohet një nismë ligjore për ndryshime në ligjin që rregullon pezullimin e zyrtarëve të lartë, është shprehur se nisma, sipas tij, nuk lidhet me pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO, nga funksionet e saj.

“Kush e lidh këtë me rastin konkret bën një gabim shumë të madh, sepse nuk ka lidhje”, tha Rama, ndërsa shtoi se rasti i Belinda Balluku ka rrugën e vet në gjyqësor, por për PS-në pezullimi i saj është i papranueshëm.

“Ky rast ka rrugën e vet, por pezullimi është i papranueshëm. Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend, brenda territorit kushtetues. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën.”, tha ai.

Rama argumetoi se PS nuk do pajtohet me goditjen e vazhdueshme të burimeve njerëzore të vendit, bazuar në të ashtuquajturin “dyshim të arsyeshëm”.

“Kjo nismë thjesht dhe vetëm adreson boshllëkun mendor të shoqërisë sonë, që lidhet me faktin se fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të saj nuk mjaftojnë, praktikat e vendeve të ngjashme nuk mjaftojnë, prandaj duhet të bëhet neni me të gjitha përcaktimet, funksion për funksion, në mënyrë që të mos ketë mundësi interpretimesh në boshllëk. Kjo është arsyeja pse do bëjmë këtë ndryshim”, shtoi ai.

Rama: Ai pushtet i pavarur prej nesh është për të vigjiluar nëse vendimet tona janë vendime që burojnë vetëm nga qëllimet e shpallura. Ai duhet të vigjilojë bazuar në prova dhe fakte, jo të dyshojë për çdo vendim dhe të marrë pezullime si të ishin shkelje personale. Këtu nuk kam parasysh rastin konkret të qeverisë; kam parasysh një sërë drejtuesish të agjencive shtetërore që janë pezulluar pa asnjë arsye.

Duke bërë pezullimin e institucionit psikologjikisht, se jo se drejtuesit nuk zëvendësohen dot. Kjo histori e goditjes së vazhdueshme të burimeve njerëzore të vendit, të administratës, bazuar në të ashtuquajturin “dyshim të arsyeshëm”, është një histori me të cilën unë nuk pajtohem dhe nuk do të pajtohemi. Sepse cënohet pikërisht ajo që quhet territori i pavarësisë kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe territori i të drejtave dhe lirive të njerëzve që duhet të qeverisin dhe të administrojnë punët e këtij vendi.

Kjo nismë thjesht dhe vetëm adreson boshllëkun mendor të shoqërisë sonë, që lidhet me faktin se fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të saj nuk mjaftojnë, praktikat e vendeve të ngjashme nuk mjaftojnë, prandaj duhet të bëhet neni me të gjitha përcaktimet, funksion për funksion, në mënyrë që të mos ketë mundësi interpretimesh në boshllëk. Kjo është arsyeja pse do bëjmë këtë ndryshim.

Kush e lidh këtë me rastin konkret bën një gabim shumë të madh, sepse nuk ka lidhje. Ky rast ka rrugën e vet, por pezullimi është i papranueshëm. Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend, brenda territorit kushtetues. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë dhe gurin dhe arrën për të goditur shumicën.

Ashtu si kundër askujt, askush nuk duhet të mendojë se masat e tjera që ne do të marrim kanë të bëjnë me ndonjë lëkundje të vullnetit tonë për të forcuar sistemin e drejtësisë. Ne duam një drejtësi të pavarur; fatmirësisht, e kemi sot. Por, sa një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë vetë personin e tij, përveç tij nuk ka mbetur askush pa u arrestuar.