AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 10:19

Basha bëhet i 'gjallë' në Mynih, i pozicionuar mes liderëve botërorë, fotografia e ministrit që rikthen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

Basha bëhet i 'gjallë' në Mynih, i pozicionuar mes

Edhe pse në Shqipëri është shfaqur më pak aktiv në jetën politike pas betejave të brendshme dhe disfatës në zgjedhjet vendore të majit me Euroatlantikët, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është parë së fundmi në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Basha ka marrë pjesë në Munich Security Conference, forumi prestigjioz global për dialog mbi paqen, sigurinë dhe sfidat ndërkombëtare, i cili u mbajt më 14 shkurt 2026 në Munich.

Konferenca zhvilloi punimet në ambientet e njohura të Hotel Bayerischer Hof, ku tradicionalisht mblidhen krerë shtetesh, ministra të jashtëm, diplomatë dhe ekspertë të sigurisë nga e gjithë bota.

Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Estonisë, Margus Tsahkna, ai i cili ka publikuar një foto ku dhe shihet prezenca e Bashës. Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, në një nga cepat e sallës shihet ish-kreu i demokratëve, duke buzëqeshur mes pjesëmarrësve në këtë aktivitet të nivelit të lartë.