AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 09:32

Rama: Kanë boshllëk në tru ata që nuk i dhanë drejtim çështjes, bazuar në frymën e Kushtetutës. Pezullimi cenon funksionin, jo personin

Rama: Kanë boshllëk në tru ata që nuk i dhanë drejtim

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS për rastin Balluku, për të cilin Kushtetuesja nuk arriti shumicën dhe kërkesa e tij u rrëzua duke lënë kështu në fuqi pezullimin nga detyra. Kryeministri tha se boshllëku në ligj është në trutë e atyre që si dhanë drejtim kësaj çështje duke u bazuar në frymën e kushtetutës. Rama tha pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cenon personin por individin.

“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.

Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezull nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi. Pezullimi cenon funksionin.

Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.

Rama: Ka një boshllëk, unë mendoj se boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve jo në të gjithë Evropën por në planet. Natyrisht, kur them boshllëk dhe atyre që nuk iu dhanë drejtim kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit nëse në frymën e germën e Kushtetutës jaë të qarta orientimet për ata që jetojnë nën atë Kushtetutë.

Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një Prokuror apo gjykatës në në seancë paraprake pas filluar akoma as gjyqi për një anëtar të kabinetit është se pezullimi cenon personin, i cili është një proces hetimi. Pezullimi cenon funksionin dhe të gjitha ato funksione që soll në vëmendjen tuaj kryetari i Komisionit të ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Pra kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi por puna e një institucioni.

Që ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave se nuk përfaqëesohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit Kushtetues. Kaq duhet të mjaftonte në këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë. Por ja që nuk ndodhi kjo.