AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 10:57

Akuzat ndaj SPAK, Berisha: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes. Lista me hetimin 30 vjeçar

Akuzat ndaj SPAK, Berisha: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai deklaroi para gazetarëve se ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani kishte urdhëruar hetim 30-vjeçar të tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“…mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon por nuk harron. Kush e do nga ju këtë? (tregon një letër).

Tani këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini, për të gjitha 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij edhe 4 vite para lindjes së tyre, dërguar çdo institucioni pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës që tha që SKAPI duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.

Kjo është lista, brenda një dite ata kanë kërkuar hetim 30-vjeçar. Nuk ka lidhje me dosjen, dosja është piramidë.

Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, ku do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Milionai. Dmth Troplini, ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, dhe ndrikulla e kartelit të Elbasanit Enkeleda Fetahu.”, tha Berisha.

Akuzat ndaj SPAK, Berisha: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të

Akuzat ndaj SPAK, Berisha: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të

Akuzat ndaj SPAK, Berisha: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të