AKTUALITET, 12 Maj 2023, 20:13

"Fshehtësia e votës e sigurt 100%", votimi elektronik në tre bashki, Celibashi ka një mesazh për zgjedhësit (Video)

"Fshehtësia e votës e sigurt 100%", votimi elektronik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të cilët në zgjedhjet e 14 majit do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thekson se “për votuesit e Bashkisë Elbasan, Kamëz dhe Vorë, garantojmë që pajisja elektronike e votimit është 100% e sigurtë dhe fshehtësia e votës së tyre është e pacenueshme”.

Ai nënvizon se “askush nuk mund ta verifikojë ose identifikojë vullnetin tuaj si zgjedhës. Vota juaj është absolutisht e fshehtë”.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë janë gjithsej 401 QV dhe numri i zgjedhësve është 310.846.