TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joani për fronëzimin.
Me një postim në rrjetet sociale, Meta shkuan se u bashkohet urimeve që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë.
“Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë dhe moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
U bashkohem urimeve të përzemërta, që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, një personalitet i jashtëzakonshëm, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën”, shkruan Meta.