AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 16:56

Zjarr në Shijak, flakët përhapen me shpejtësi, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Zjarr në Shijak, flakët përhapen me shpejtësi, tymi pushton

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Koxhasit në Shijak, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke u bërë të dukshme edhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë.