TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur protesta e dhjetë para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita.
Me dhjetëra qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe marrjen e tij të pandehur nga SPAK për dosjen e “5D-së” dhe mega-aferën e inceneratorit fantazmë.
Siç shihet edhe në foto, protestuesit sot kanë marrë me vete dhe disa goma të vjetra të cilat i kanë vendosur para godinës së bashkisë, teksa nuk dihet se për çfarë do të shërbejnë apo çfarë simbolizojnë.
Gjithashtu, janë vendosur dhe banderola me skandalet e Erion Veliajt dhe vartësve të tij.


