AKTUALITET, 5 Maj 2025, 14:06

FOTOLAJM/ Befason Berisha, shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë. Ja premtimi që dha

FOTOLAJM/ Befason Berisha, shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka surprizuar gjatë takimit të tij në qytetin e Bulqizës.

Ai ka veshur një kokore, gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët. Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.

“Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e minatorit. Do keni edhe kartën e konsumatorit, ku do të blini 20 përqind gjithçka dhe këtë do e përballojë shteti. Kauza juaj është e drejtë dhe kjo kauzë triumfon përfundimisht më datë 11 maj. Shqipëria dhe ne do ua kthejmë borxhin ju”, deklaroi Berisha.