TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Devollit. Teksa kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 11 Majit, Rama nuk kurseu ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike.
“Nëse votoni kënetën, hyni në gjynah sepse mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi”, tha Rama.
Edi Rama: Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.
Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…
Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku.
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën teksa tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Ai tha se asnjë nga të vetët nuk doli që t’i thotë se tashmë është një njeri i mbaruar.
Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë.
“Dua t’ju tregoj një fabul popullore, mbledh babai djemtë, kur u rritën iu thotë të madhit t’i do të kujdesesh për prodhimin e arës. Të dytit do të kujdesesh për shitjen, të voglit do të kujdesesh për babën që kur baba të lajthisë të mos e lësh të dalë nga shtëpia. I thotë po si do e marr vesh, sapo baba të fillojë të fillojë të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me atë të grave, ti mos e lër më babën të dalë nga shtëpia. Mirë që këto vite nuk u gjet as një djalë dhe as një mike, që t’i thoshte bababufit lëre më këtë muhabet se nuk vazhdon më kjo punë, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë. E sjellin vërdallë nëpër Shqipëri një njeri të mbaruar, të pashpresë, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet dhe demokratët e zakonshëm duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël.
Mendoj unë, se hyni edhe në gjynah se mirë votën në kënetë, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Shikojeni këtë punë, këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Hyni gjynah se çoni rrugeçër në Tiranë. Devolli vendi i njerëzve më punëtorë të njohur me nam. Devolli i mikpritjes dhe të tëra të mirave por kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak, çyryk që s’ka lënë rast pa e treguar dhe pa i rënë gjoksit, pa bërë gjeste dhe shfaqje për të thënë se unë jam çyryk nuk e di. Ne duam të jemi bashkë, me ju dhe pa ju, do të fitojmë. Por bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë. Ju bëni një rrugë e dy punë, edhe shpëtoni Shqipërinë edhe shptoni nga këneta.”, u shpreh Rama!