AKTUALITET, 5 Maj 2025, 13:16

VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”: Ja pse jam me fustan të zi

VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë

Gjykatat e Posaçme e ka urdhëruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në ambientet e SPAK.

Kryemadhi shihet duke hyrë në ambientet e SPAK e veshur me të zeza teksa përshëndeti dhe gazetarët.

Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e veshur me një fustan të zi, ndërsa mbante edhe syze.

E pyetur nga gazetarët se pse kjo zgjedhje, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme.

“Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë ish-presidenti dhe njëherazi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është lënë në burg qe prej tetorit 2024.