TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i PS në qarkun e Lezhës, Ermal Paci ka depozituar në Policinë e Lezhës një kallëzim, përmes të cilit pretendon se njerëz të PD po i kërcënojnë me armë. Në një deklaratë për mediat, Ermal Paci thotë se mbrëmë në fshatin Dajç, është kërcënuar me armë babai kandidates së PS.Paci tha se personat e armatosur kanë kanosur babanë e kandidates për deputete, se do i marrin peng babanë.
“Është kallëzuar penalisht, mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa.
Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.
Ndërkohë, kandidati i Berishës në këtë qark, Gjin Gjoni ka publikuar një video ku shkruan “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do tiu ndjekim këmba-këmbes”, shkruan Gjoni.